Gjatë ditës së hënë, të shtëna me armë janë dëgjuar në një lokal në Durrës.
Sipas raportimeve dhe gjetjeve nga ABC News Albania, të shtënat kanë ndodhur te lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave.
Mësohet se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur 31 vjeçari Ardit Kërtusha, ish-kandidati për kreun e PS-së në Durrës. Thuhet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti të çastit.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.
Ardit Kërtusha (Foto: Ardit Kërtusha/Facebook)
Njoftimi paraprak i policisë:
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”
, thuhet në njoftim. /ABC News Albania/