Zgjedhja e presidentit të ri, Kuvendi i Shqipërisë seancë të posaçme

0
21
Gjigandi

Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme në orën 17:00.  Në rend dite është zhvillimi i votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit. Data 15 maj shënoi dhe fundin e afatit për dorëzimin e emrave për President, dhe grupet parlamentare opozitare dhe grupi parlamentar socialist nuk dorëzuan asnjë kandidaturë për kreun e ri të shtetit.

Më 13 maj kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u takua me dy prej krerëve të grupeve parlamentare opozitare Mesila Doda dhe Fatmir Mediu për negociata lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Nga ana tjetër, Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk mori pjesë në takimin me Ballën, u dërgoi një dokument 3 grupeve parlamentare ku vinte theksin te zgjedhja e një presidenti konsensual dhe një procesi gjithëpërfshirës.

Kujtojmë se në 23 maj është dhe afati i fundit i raundit të dytë.

Zgjedhja e presidentit kalon deri në 5 raunde votimesh dhe që një kandidat të zgjidhet duhet që në raundin e parë, të dytë dhe të tretë të marrë më shumë e ¾ e votave, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë, zgjidhet me jo më pak se 50% të votave.

Duke qenë se Kuvendi nuk ka asnjë kandidaturë për të votuar në raundin e parë, seanca e 16 majit do të jetë formale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu