Pas draftit paraprak të Komisionit të Venecias, ku thuhej se Presidenti Ilir Meta, ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca.
Ka qenë zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e cila në një reagim në Twitter, i kujtuar Presidentit Meta, deklaratën e tij dhënë disa javë më parë, ku deklaronte se nëse Komisioni i Venecias do të thoshte se është shkelur Kushtetuta, do të jepte dorëheqjen.
Siropali shkruan se Meta nuk do ta mbajë fjalën e dhënë, edhe pse ai e shkeli Kushtetutën për zgjedhjet e 30 qershorit.
“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias”,-thuhet në një reagim në Twitter.