Zvogëlimi i shpejtësisë së anijeve ka përfitime të mëdha për njerëzit, natyrën dhe klimën, është thënë në një raport të ri, të realizuar nga organizata, Detet në Rrezik.
Aty thuhet se qarkullimi i anijeve me shpejtësi më të vogël do të ndikonte në zvogëlim të gazrave serrë, ashtu sikurse karbonit të zi.
Kufizimi i shpejtësisë po ashtu është thënë se do të ulte zhurmën nën det për 66 për qind si dhe mundësinë për përplasje të balenave për 78 për qind.
Negociatorët e Kombeve të Bashkuara do të takohen këtë javë në Londër për të shqyrtuar këto propozime.
Anijet e të gjitha llojeve dhe madhësive bartin rreth 80 për qind të mallrave në botë.
Megjithatë, ato janë edhe përgjegjëse për një pjesë të emetimeve të gazrave serrë për shkak të naftës që djegin.
Ky lloj transporti konsiderohet se gjeneron 3 për qind të gazrave të ngrohjes, aq sa e gjithë Gjermania në baza vjetore.
Industria e anijeve nuk ishte përfshirë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, mirëpo vitin e kaluar është arritur pajtueshmëri për ulje të emetimeve për 50 për qind deri më 2020, në krahasim me nivelet e vitit 2008.