Rangnick bën gati stafin, zbulohen emrat e Milanit të ri

0
Gjigandi

Nuk ka respekt, madje duket se afrimi i Ralf Rangnick në krye të Milanit po vjen me dhunë. Gjermani ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u bashkuar me kuqezinjtë duke dhënë këshilla për italianët madje duke pranuar se po mëson italisht me një arrogancë jo të zakonshme.

Maldini reagoi, por duket se legjenda e “Djallit” ka nisur të bëjë gati valixhen e tij. Maldini e ka humbur betejën me Rangnick dhe do të largohet. Gjermani nga krahu tjetër do të nisë projektin e ri të Milani.

I shumëpërfoluri duket se ka zgjedhur dhe stafin e tij në Milano. Ai pritet të jetë trajner dhe drejtor, ndërsa si asistent i tij do të jetë Kornetzka, ndërsa bashkë me të mund të udhëtojë dhe Mitchel. Ky i fundit është shefi i skautëve te Leipzig.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu