Rama: S’ka depolitizim të administratës duke përjashtuar punonjësit në shtet, marrëveshja u bë për PD-në

0
Gjigandi

“Depolitizimi të administratës duke përjashtuar njerëzit që punojnë për shtetin nuk ekziston në të gjithë botën.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama lidhur me debatin e palëve politike për Reformën Zgjdhore.

Ai ka shtuar në emisionin “Open” ne Top Channel se e vetmja arsye pse PS ishte e gatshme për bashkëpunim është që Partia Demokratike të mos krijonte alibi të tjera për procesin zgjedhor.
“ Mësues në privat apo bankierë… duhet të bëjmë aritmetikë. Ne na duhet të gjenim 16500 anëtarë. Aq nuk ka as në SHBA dhe jo në Shqipëri.  Administratën e detyron me ligj dhe nëse i del emri shkon dhe e bën detyrën. Ndërsa një qytetar në Gjermani e detyrojnë por jo në vende të tjera. Ditën e shtunë ata mund të thonë jam sëmurë dhe nuk shkoj” tha Rama.
“Nuk e kuptoj se si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën, një variant e tillë nuk ekziston në asnjë vend të botës, dhe e dyta nuk ka pasur nuk është e mundur.” tha Rama më tej.
“Ne ishim aty për të marrë konsensusin e PD për kodin Zgjedhor për të hequr cdo alibi dhe cdo arsye për të mbajtur gjallë një konflikt absurd. Sistemi aktual, e kam thënë unë dhe e ka konfirmuar edhe PD me veprimet e fundit. Nuk ka qenë problemi për zgjedhjet në Shqipëri kur vjen puna për komisionet. Nëse do të bëhej ajo që ne kemi thënë do të ishte më mirë. “

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu