Edhe pse doli në konferencë për media me kryeministrin dhe qëndroi i ulur në sallë për mëse dy orë, Ministri i Jashtëm në detuyrë Gent Cakaj nuk tha asnjë fjalë. Kryeministri Edi Rama nuk i la radhë me deklaratën e tij të gjatë. POr disa orë pas konferencës, Cakaj ka ndarë në rrjetet sociale mendimin e tij në lidhje me dështimin e negociatave. Mesazhi i Cakajt:Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në rrjetin facebook deklaron se pavarësisht mungesës së konsensusit në Këshill për çeljen e negociatave, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane. Sipas ministrit në detyrë Cakaj, anëtarësimi me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi. “Nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018” -u shpreh Cakaj