Rama në vizitë në Kiev, deputeti i PD-së: Një fund i keq e pret

0
Gjigandi

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar i revoltuar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë.

“Jo vëlla, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh kam përgjegjësi për ty, je goxha udhëheqës, shef i një vendi të Natos! E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të përkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi brekët” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet. Babo i tha dëgjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mësoj dhe ty! Në vitin 2019 Opozita dogji mandatet! U ndez Tirana, komandant Luli sulmonte me hotjanetve vet e ika unë u bëra erë frikë e madhe!”, shkruan ai.

Statusi i Plotë:

Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftes guerrile.

RonaTyra

Një ngjarje e madhe ndodhi sot në Botë. Si jetim i la evleterit e tij. Babo mori rrugën atje ku lufta ndizet zhari. Dolën ministrushët e ministrushet që me natë në aeroport e një e nga një me Babon përqafoheshin si shoket e malit dikur motit! Babo ruhu! Kujdes Babo! Mendo Kombin Babo mes hukamash e vajit i jepnin ngjatetimin e fundit heroit që vështrimin në horizontin e agimit ngulte. Në atë mugetirë shpirtrash të zalisur u ndie një zë Babo, Bobo a do më sjellesh matrioshka ruse? Tridhjetë shikime acar ranë mbi të! Babo po shkon të luftojë kundër ruseve dhe mallrat e tyre janë nën embargo. Babo psherëtiu!! Por në fund u nda me të gjithë si Kostandini me Dhoqinën.

Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje. Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit ruset e morën vesh, ikën nga sytë këmbët dhe u futen në vendstrehime. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshës tartare ndihej në ajër. Erdhi thanë zjarrmi i tokës Skenderbeu i shqiptarëve.

Hajde mos të iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tre thagma nga të vetat. Populli martir harroi vuajtjet kur pëllumbi i paqes po ulej. Babo është apostull i lirisë dhe armik i tiranisë. Sapo u takua me Zelenskin pa shkëmbyer mirë përshëndetjet e rastit, i tha: me jep një helmetë-eja të ikim në front! Unë vertetë jam më artisti i Kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë i artistëve siç do ta përkufizonte Këthe Spiri por di edhe art ushtarak.

Jo vëlla, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh kam përgjegjësi për ty, je goxha udhëheqës, shef i një vendi të Natos! E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të përkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi brekët” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet. Babo i tha dëgjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mësoj dhe ty! Në vitin 2019 Opozita dogji mandatet! U ndez Tirana, komandant Luli sulmonte me hotjanetve vet e ika unë u bëra erë frikë e madhe!

Por ju punova qindin, ju dilja ku se prisnim. Një ditë hyja në qytet si shitës qumështi i veshur si fshataret aty rrotull! Tjetrën si kamionist me kombinoshe plot njolla vaji! Më pas bëja si turist pank e flisja vetëm anglisht, herë si postier me biçiklete e si shitës ambulant akulloresh! Edhe ministrat vinin herë në Shijak e herë në Mullet te veshur si bujq e punëtore hipur mbi qerre e karroca teke, bënim mbledhje e firmosnim për Shqipërinë e tenderave publikë. Atje mbi Kryeministri bam e bum, zjarr e flake unë flija si partizanet tek shtëpitë e popullit në bazat e Dajes.

Një torbë merrja me vete dhe librat e Ornela Vorpsit që i përktheja e shpesh me lot i laja nga ndjeshmeria që më shkaktonin. Bukë kripe e zemër po edhe ndonjë pulë, kec a qingj aty ketu gjeja. Gëzohej njerëzia katundeve i kënaqja me qyfyre se me jepet shumë per hoka.

Rrezik me sy kam parë se ata qerratenj ishin të pezmatur! Me erdhi në ndihmë Amerika me Palmerin se ca vite ashtu do jetoja zgëqeve. Shyqyr vlla që janë amerikanet. I veshtirë ilegaliteti. Ja ti po e provon vetë. Në shtator prapë do e kem atë hall! Berisha e Meta fillojnë përsëri e do me duhet të marr rrugët! Tani janë edhe të stresuar e kanë dorë të keqe, nuk ka derman që i ndalë.

Por unë ik si Pompeu e kthehem si Çezari.

Në 98 na u turren mamurrzaket desh na çarten se ehuha jam gjatë në pushtet una. Kapercyem mure e ledhe. Frymen ndalem në Rogner. Vetem një hall patem unë e Imami po ja hollem paq. Humbem nderin po shpetuam gjëra të tjera.Mendoj qe me keto teknika të shkojmë edhe ne Luhansk e Donetsk. U japim zemer taneve. U nisa nxitimthi se duhej të merrja edhe ca nga gjeneralet e Nikos e të hillnin ca bumje nga lart të na hapnin rrugen.Por kam edhe nja dy tri ministresha hazer xhevap që zjarr nxjerrin nga goja! Janë artileri e rëndë ato. Merr flakë jallia kur lëshojnë ato llafnë si gjyle e nemces. Kur flasin ato opozita futen nën banka.

Me tre fjalime ketu në front e bëjnë zap këtë urdi armike po çe do kam beteja të hapura dhe i lashë në lufte atje! Zelenski u madhengjye. Ti paske patur halle tha këto tonat nuk janë gjë. Para këtyre këshillave ndihma e Natos pesë me hiç është. Babo u ndie i ngazëllyer me kontributin që dha për paqen botërore. Për gjëra të mëdha ka lindur i uruari! Shqipëria është sa një gotë për dallgët e tij të mëdha!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu