Theu bojkotin e avokatëve, Vishaj: Greva nuk të çon drejt një zgjidhje!

0
Gjigandi

Kreu i dhomës së avokatisë së Tiranës, Saimir Vishaj ka refuzuar bojkotin e vendosur nga dhoma kombëtare e avokatisë duke marrë kështu pjesë në seancën gjyqësore në GJKKO.

Në një deklaratë për mediat, Vishaj tha se harta e re gjyqësore lë vend për diskutim, por greva dhe bojkoti nuk janë rrugët që mund të çojnë drejt një zgjidhje.

“Që në momentet e para që kemi rënë në dijeni të vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ne nuk kemi qenë dakord, dhoma i ka të gjitha mundësitë që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ne do ti përgjigjemi interesave të klientëve tanë, të cilët kanë paguar për të marrë shërbimin, ky është një projekt pilot. Ka vend për shqetësim, mjeti më i mirë është që të kundërshtohet në Kushtetuese. Dihet që harta e re gjyqësore do të miratohet me një VKM.  Unë mendoj që dhoma nuk është një dhomë private, avokatët duhettë respektojnë instancat, por nuk ke ti asnjë vendim në mënyrë të njëanshme. Ka shumë avokatë që nuk janë dakord me vendimin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu