Shqiptarët jo më marrëdhënie seksuale nën 16 vjeç

0
67
Gjigandi

Organizata më e madhe në vend në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kërkon ndryshime në kodin Penal të Shqipërisë përsa i përket moshës për të kryer marrëdhënie seksuale. CRCA/ECPAT kërkon që mosha në të cilën duhet që shqiptareët të hyjnë në marrëdhënie seksuale të rritet nganë 16 vjeç nga 14 që është aktualisht. Kërkesa i është drejtuar në formën e një propozimi ligjor Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 100 të tij përcakton moshën 14 vjeç si mosha kufi minimale në të cilën një adoleshent apo adoleshente mund të hyjë në marrëdhënie seksuale. Një ligj ky që mbron në raste pedofilie të rriturit që kryejnë marrëdhënie me të mitur.

Por sipas CRCA/ECPAT në Shqipëri, kjo duket se kthehet në një situatë e cila favorizon abuzuesit seksualë dhe pedofilët, të cilët mund të mbështeten në këtë ligj për të detyruar apo për të kërkuar marrëdhënie seksuale edhe me fëmijët të moshës 14 vjeç, duke mos u penalizuar aspak nga ligji.

Përveç vendeve të lindjes në Europë, tashmë pothuaj të gjitha vendet e tjera e kanë rritur tashmë moshën minimale kufi të hyrjes në marrëdhënie seksuale në 15 dhe 16 vjeç.

Sipas Drejtorit të CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj: ”Fëmijët kanë nevojë për më shumë mbrojtje, siguri dhe kujdes në jetën e tyre, përfshi këtu edhe mbrojtje më të mirë nga ngacmimet dhe dhuna seksuale.

Në vendin tonë, rastet e abuzimit me marrëdhëniet seksuale me të mitur të moshë 14 vjeç e sipër, janë rritur dhe janë kthyer në një ndër problematikat kryesore për opinionin shqiptar. Nga ana tjetër abuzuesit seksualë kërkojnë gjithnjë e më tepër viktima të moshës 14 vjeç e sipër për të anashkaluar problemet me ligjin dhe pa u cilësuar aspak të tillë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu