“Sezon turistik i sigurt”, Manastirliu: Po përmbyllet dezinfektimi zonave të nxehta. Me rëndësi për shëndetin

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes një statusi në Facebook mbylljen e fazës së katërt të dezinfektimit në zonat e nxehta që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.

“Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”, shkruan më tej Manastirliu.
Postimi i plotë:
🛑🦗 Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të #sigurt ✅
🦠 Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike❌
#ZgjidhShqipërinë☀️ #SezonTuristikISigurt
🚨 #ShëndetësiaNëGatishmëri

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu