Rama mberrin me vonese ne konference: Kerkoj ndjese, nuk ishte tipike e imja – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë edhe sot në konferencën e 41 ndërkombëtare të komisionerëve për mbrojtjen e të dhënave, që po mbahet në Shqipëri. Duke kërkuar ndjesë, pasi ka shkuar me vonesë në konferencë, Rama e ka nisur fjalën e tij me një mesazh, teksa ka thënë se qeveria shqiptare ka hapur një konsultim publik për tregjet financiare, bazuar te teknologjia blockchain. Ndër të tjera, kreu i qeverisë është shprehur se “Është e qartë që përmes teknologjisë blockchain ne do kemi mundësinë për t’iu dhënë në të ardhmen sistemeve tona një efikasitet më të lartë dhe një siguri më të madhe, sa i përket psh. pronës, pronësisë”. “Ju kërkoj ndjesë për vonesën, por duhet të kuptoni se nuk ishte vonesa tipike e imja, pasi kurrë s’do lejoja të isha vonë. Dua të bëj një njoftim për ata që janë këtu dhe ata që po na ndjekin, që qeveria e Shqipërisë ka hapur një konsultim publik, një ligj të ri, për tregjet financiare bazuar te teknologjia blockchain, që mendojmë se është një ndërmarrje shumë guximtare e ndërmarrë nga Shqipëria. Është e qartë që përmes teknologjisë blockchain ne do kemi mundësinë për t’iu dhënë në të ardhmen sistemeve tona një efikasitet më të lartë dhe një siguri më të madhe, sa i përket psh. pronës, pronësisë. Dhe gjithashtu, për një vend si Shqipëria, blockchain mund të ofrojë një mundësi shumë efikase për dërgesat nga jashtë, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e ndërveprimeve.Përmes këtij sistemi, askush nuk mund të shmanget nga detyrimet. Ne po përpiqemi gjithashtu të hapemi për përdorimin e monedhave kripto, por në një kuadro të rregulluar. Askush s’e ka bërë akoma. Mundësitë që ofron teknologjia janë të pafundme. Ne kemi hapur një rrugë të re mundësish për zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu