Rama flet si President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Ta bëjmë botën më të vogël për shkelës…

0
Rama flet si President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Ta bëjmë botën më të vogël për shkelës…
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, theksoi se është e nevojshme që shtet të punojnë sëbashku për respektimin e të drejtave të njeriut.

Rama në fjalën e tij të parë si kreu i KS tha se të gjithë sëbashku duhet të punojnë për ta bërë botën më të vogël për shkelësit e ligjit, që askush të mos besojë më se mund të kryejë krime dhe mund të mos japë llogari.

“Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të kolektives. Objektivat janë të trefishta: të rritet roli i bashkësisë kombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies edhe në aspektin rajonal, të përcaktohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljes ndërkombëtare për të vënë në vend dinjitetin e viktimave dhe të afërmeve të tyre”.

“Kemi parë për shumë gjatë autorët të lihen të lirë pa asnjë pasojë, nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të bëjë krime dhe t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për respektimin e ligjit. Të punojmë së bashku për të drejtën ndërkombëtare. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit duke përdorur të gjitha mjetet”, tha Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu