Rama e nisë vizitën në Gjermani me kryetaren e Bashkisë së Berlinit

0
Rama e nisë vizitën në Gjermani me kryetaren e Bashkisë së Berlinit
Gjigandi

Vizitën zyrtare në Gjermani ku ndodhet si i ftuar i Kancelarit Olaf Scholz, Kryeministri Rama e nisi me një takim mirëseardhjeje nga kryetarja e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Ambient në të cilin u rikthye pas shumë vitesh, që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Rama: Kam qenë këtu, por shumë kohë më parë, kur kam qenë kryetar bashkie.

Kryebashkiakja Giffey: Unë them që kur ke qenë njëherë kryetar bashkie, mbetesh i tillë pasi të mbetet ndjenja e përgjegjësisë për qytetarët.

Për disa minuta Rama pa nga afër godinën 100-vjeçare, planimetrinë e së cilës ia shpjegoi përmes një maketi kryebashkiakja Giffey.

RonaTyra

Pas shënimit në librin e përshtypjeve, Rama e Giffey shkëmbyen dhurata mes tyre, ku Kryeministri mori simbolin e Bashkisë së Berlinit.

Ndërsa për kryebashkiaken Giffey ishte kujdesur t’i dhuronte një palë opinga tradicionale shqiptare të bëra me dorë.

Dhe pas daljes nga bashkia, Rama u befasua nga një qytetar, i cili e ndaloi duke i kërkuar një autograf në tre prej broshurave të librit të kryeministrit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu