Pas bordit të transparencës për çmimin e naftës, qeveria ka vendosur të krijojë bord për të vendosur çmimet e produkteve bazë. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale.
Rama: Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se shumica i hedh fajin pakicës dhe anasjelltas për diskutimin për çmimet. Për të mos pasur hedhje faji, do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon.
I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës.
Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit. Nuk jam unë për teori që meqë është blerë përpara 3 muajsh, ashtu duhet të shitet. Nuk funksionon kështu ekonomia dhe lufta. Se si do i blini të tjerat.