Salianji: Basha do të dorëhiqet

0
Salianji: Basha do të dorëhiqet
Gjigandi

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se beson që kryedemokrati Lulzim Basha do të dorëhiqet. Deklarata e tij erdhi në hyrje të Kuvendit, duke shtuar se deputetët por edhe demokratët e kanë humbur tërësisht besimit tek Basha.

Sipas Salianjit, kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek ai.

Salianji: Përsa i përket kërkesës së grupit parlamentar të PD, nuk është një çështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet për t’i hapur rrugën krizës që ka PD, që për fat të keq vjen kryesisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek Basha. Nuk ka pasur tërheqje, besoj se do të ketë dorëheqje.

Sot Partia Demokratike kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin përsa i përket rritjes së çmimeve në vendit tonë, por nuk është futur në rend dite.

Salianji: Fokusin ta mbajmë tek mosardhja e kryeministrit sot. Shmangia që i bëhet kësaj kërkese tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu