Pushime pa ‘jetë nate’: Boshatisen lokalet në Sarandë

0
Gjigandi

Vendimi i ndalimit të muzikës dhe festave si masë kundër përhapjes së koronavirusit, bën që pas orës 20:00 e gjithë vija bregdetare të heshtë.

Biznesi thotë se kjo po i përkthehet në humbje, ndërsa të rinjtë për argëtimin e munguar. Ndërsa policia nga ana tjetër është në terren për të ndëshkuar të pabindurit.

Pavarësisht kundërshtive, një pjesë e biznesit po zbaton vendimin e qeverisë me qëllim shmangien e grumbullimeve për të ashtuquajturën jetë nate.

”Siç e shikoni, këtu është një qetësi totale, ora shënon 20:00”.

Administratorët thonë se muzika është frymëmarrje për këtë biznese, ndaj kërkojnë lejimin e saj me rregulla e kontrolle të shtuara

RonaTyra

”Të rikthehet muzika, dhe të merren masa drastike, të rrepta që edhe ne t’i zbatojmë siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë.”

Pa DJ e këngëtarë, lokalet në zonat bregdetare mbeten pa klientë dhe stafet e shërbimit rrezikojnë punën.

”Kemi marrë një paralajmërim për shkurtimin e vendeve të punës, por nuk e dimë se kush do jetë i prekuri.”

Ndërsa pushuesit nuk kanë më një alternativë për të kaluar mbrëmjen.

”Saranda pa jetën e natës është thuajse zero, për faktin se është ajo që i akumulon njerëzit”.

Por jo të gjithë bizneset kanë treguar ndërgjegjësim.

Për të siguruar zbatimin e ligjit është angazhuar Policia e Shtetit e cila ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare!

Vetëm në Durrës, janë venë 10 gjoba, disa prej të cilave për organizimin e dasmave në shkelje të protokolleve.

”Si për prshje të qetësisë publike, për organizimin të ceremonive të e dasmave, për shkaktimin e zhurmave.”

Operatorët turistike nga ana tjetër shprehin shqetësimin se ndalimi i jetës së natës do të jetë një goditje për sezonin e pushimeve mes pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu