Punonjësja e fasonerisë në Berat me koronavirus, infekton gjithë familjen

0
Gjigandi

Pesë rastet e reja me koronavirus në Berat, në 24 orët e fundit, janë pjesëtarë të një familje.

Mësohet se burimi i infeksionit ka qenë e zonja e shtëpisë, një grua 45 vjeçe, e cila punonte në fasoneri.

Dyshohet se gruaja është infektuar në vendin e punës dhe më tej virusi është transmetuar tek i shoqi, vajza dhe vjehrri dhe vjehrra.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, ndërkohë që viktimat kanë shkuar në 51.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 375; Durrës 174; Shkodër 154; Vlorë 84; Fier 44; Lezhë 27; Korçë 25; Kukës 13; Elbasan 12; Gjirokastër 7 dhe Berat 5.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu