Puna nuk duhet të fillojë para ores 10, është e dëmshme dhe joproduktive

0
Puna nuk duhet të fillojë para ores 10, është e dëmshme dhe joproduktive
Gjigandi

A ju ndodh shpesh që kur ju bie alarmi për t’u zgjuar në mëngjes, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Trupi ynë nuk është i programuar për të filluar të punën para orës 10:00 të mëngjesit.

Nisja e punës pas orës 10:00 të mëngjesit

Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmin cikardian dhe gjumin.

Thirrja e tij është e rëndësishme dhe provokuese. Shkollat dhe shumë kompani duhet ta spostojnë orarin e fillimit të punës, për të respektuar dhe për të punuar sipas ritmeve biologjike të studentëve dhe të punonjësve.

Kjo është një çështje e privimit të gjumit, kur jemi të detyruar të ngrihemi sipas një alarmi të caktuar dhe jo natyrshëm – shpjegon Kelley në një intervistë për ‘The Guardian’. Humbja e orëve të gjumit ka pasoja edhe tek shëndeti – kërkime të ndryshme tregojnë se privimi nga gjumi lidhet më diabetin, depresionin, obezitetin dhe një sistem imunitar më të dobët.

RonaTyra

Në studimin e tij, ai konstatoi që për fëmijët rreth 10 vjeç, ora biologjike ishte rreth 6:30 të mëngjesit, për adoleshentët rreth 16 vjeç, ora biologjike është rreth 8:00 të mëngjesit, ndërkohë për 18-vjeçarët, të cilët mund t’i mendoni si gjumashë dhe dembelë, në të vërtetë ora e zgjimit biologjik është rreth 9:00 të mëngjesit.

Është e lehtë të kuptosh se si orari i fillimit të shkollës funksionon për fëmijët rreth 10 vjeç, por jo për adoleshentët 16 dhe 18 vjeç. Për adoleshentët apo të rriturit do të kishte më shumë kuptim për ta nisur ditën e shkollës në 10:00 ose mbase edhe më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu