Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit, në nderim të figurës së tij, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vendos kurorë me lule tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ndërkaq në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” do të publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.