Batatina: Nuk ka asnjë bazë të qëndrojmë të izoluar

0
Gjigandi

Koronavirusi ka bërë që gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të pezullohen me vendim të Qeverisë së Kosovës me datë 13 mars.

Kjo ka bërë që klubet të pushojnë aktivitetet e tyre dite me futbollistë, me këta të fundit që janë stërvitur në shtëpi.

Kjo situatë e krijuar ka shtyer të reagon edhe trajnerin e Llapit, Tahir Batatina që sipas tij në vendin tonë duhet të rikthehet normaliteti dhe se nuk ka asgjë për shqehtësim.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë nga Batatina:

“Duke e parë situatën dhe gjendjen në vendin tonë dhe në vendet e rajonit, duke analizuar situatën në Kosovë me rastet deri më tani që janë shfaqur, personat që janë infektuar dhe ato raste që kanë humbur jetën(një numër jo i madh dhe shumica me sëmundje përcjellëse apo shoqëruese) nuk ka asnjë bazë që qytetarët e Kosovës te mbetën të izoluar sepse vendet perëndimore në të cilat ka pasur dhe kanë numër më të madh të të infektuarve dhe më shumë viktima kanë filluar lehtësimet ndërsa tek ne po bëhen eksperimente me qytetarët tonë për interesa të njëri-tjetrit subjekt politik.

RonaTyra

Ju bëj thirrje që ju të bëni politikë por jo me popullin sepse është duke humbur durimi dhe nëse njerëzit i humbin shpresat nuk na duhet asgjë vendi pa njerëz.

Kërkoj që nga data 01/05/2020 të lirohen qytetarët e Kosovës dhe të filloj normaliteti i jetës së njerëzve por duke pasur kujdes dhe duke kaluar në mënyrën më të mirë edhe këtë epidemi të COVID-19 që njerëzimi t’i kthehet normalitetit.

Bizneset e mëdha dhe ato të vogla duhet të fillojnë punën e tyre sepse ato nuk paraqesin rrezik. T’i rikthehemi aktiviteteve sportive sepse nuk paraqesin asnjë rrezik dhe t’i kthehemi normalitetit sportiv që nëse nuk kemi raste me numër të madh pas datës 01/06/2020 të lejohen edhe tifozeritë në tribuna kur edhe planifikohet të fillon kampionati më së largu më 20 maj. Me këtë datë duhet të fillojmë me ndeshje që ta mbyllim kampionatin me kohë sipas udhëzimeve të UEFA-s dhe FIFA-sbdhe kampionati i Kosovës të mbyllet me 30 qershor atëherë që skuadrat tona të jenë të gatshme në muajin korrik dhe shtator të na përfaqësojnë në garat evropiane.

KUJDES PO – PANIK JO

T’i kthehemi normalitetit në vendin tonë! T.B”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu