Publikohen pamjet e atentatit: Si e ndiqnin autorët me dy makina ish-policin Santiago Malko – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Publikohen pamjet filmike të ekzekutimit mafioz të ish-policit Santiago Malko në Tiranë.
Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë në vendin pranë atentatit, dallohet makina “BMW X5” e Malkos teksa kalon qetësisht në rrugë, por ish-polici në këtë moment duket se nuk është në dijeni që ndiqet nga dy automjete të tjera të cilat i qëndrojnë shumë pranë.

Dy makinat me të cilat ndiqet Malko janë një Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim ndërsa më pas duket automjeti Mercedes-Benz i zi i tip CSL nga ku edhe u qëllua me armë zjarri.
Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.
Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.
Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie. Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit./abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu