Pse Basha nuk po bën fushatë për 6 marsin? Sula zbulon arsyen dhe hapin e tij të radhës

0
Pse Basha nuk po bën fushatë për 6 marsin? Sula zbulon arsyen dhe hapin e tij të radhës
Gjigandi

Gjashtë bashkitë e vendit do të zgjedhin kryetarin e tyre më 6 mars. Gara elektorale mes partive ka filluar, ndërsa opozita vijon fushatën e ndarë në dy pjesë.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ftuar në studion e Ora News me gazetarin Arnold Kariqi e nisi diskutimin duke folur për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Zoti Sula tha se këto zgjedhje kanë një specifikë të veçantë sepse janë në momente jo të përshtatshme për sa i përket karikimit të strukturave të elektoratit në tërësi sepse nuk ka kaluar ankoma një vit nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sula:

Ka një specifikë tjetër, për shkak të problematikës që ka PD me një ndarje në dysh në këto zgjedhje. Kjo nuk është normale për demokratët dhe është hera e parë që demokratët të shikojnë si kundërshtarë njëri-tjetrin. Kjo është për të ardhur keq!

A do të përcaktojë 6 marsi shumicën apo pakicën brenda PD?

RonaTyra

Sula:

Me keqardhje konstatoj se nuk bëhet fjalë për shumicë të PD-së, por po të bësh një analizë të hollë bëhet fjalë që ne jemi 3 kundër1, flasim gjithmonë për PD-në institucionale. Fakti që PD institucionalisht ka kandidatët e saj nën siglën e PD, ndërsa koalicioni është si ato kompanitë guackë dhe nuk e kisha menduar që këta kandidatë të ishin nën siglën e LSI sepse është parti politike e spektrit të majtë. Për mua do ishte shumë më e ndershme nëse do kandidonin me kandidatë të pavarur sepse Kodi Zgjedhor e lejon një gjë të tillë. Unë do ta shikoja si një moment reflektimi 6 marsin, jo si një moment ndarje. Unë përsëri apeloj dhe kam shpresë se në fund të fundit nga zoti Berisha i pari dhe zoti Basha do t’i thërresin arsyes që një PD duhet të jetë patjetër e bashkuar.

Çfarë ka ndryshuar nga 2019 që PD vendosi të futej në zgjedhje?

Sula:

Në politikë fjala “kurrë” nuk duhet të ekzistojë asnjëherë. Basha është biri politik i zotit Berisha dhe Berisha e kishte të përditshme fjalën “kurrë”. “Kurrë” ka thënë dhe Rama, kanë shkuar deri në fund fyerjet, përplasjet dhe përsëri.në politikë duhet të lësh gjithmonë një shteg, një dritare që të komunikosh. Unë nuk i besoj politikës agresive, i besoj politikës së ideve dhe respektit mes palëve. Këtu nëse një qeveri do dojë t’i marrë zgjedhjet vendore apo qendrore gjithmonë i merr.

Pse Basha nuk del në terren për fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit? A është kjo një taktikë?

Sula:

Ka pritur datën zyrtare dhe nga nesër në orën 5:30 është në Rrogozhinë e më pas do vazhdojë takimet e tjera në tërësi. Ngarkesa e Bashës si lider i opozitës është më e madhe.

Zoti Sula tha se një grindje mes demokratëve nuk sjell asgjë për asnjërën palë, por sjell vetëm fitoren e Edi Ramës. Ai bëri apel për të gjithë demokratët që mos krijojnë asnjë konflikt me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu