“Lulit i ka dalë boja” Garo: Binomi Rama-Basha vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve

0
“Lulit i ka dalë boja” Garo: Binomi Rama-Basha vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve
Gjigandi

Zëdhënësja e “Shtëpisë së Lirisë” Floriana Garo shkruan në Facebook se Lulzim Bashës i ka dalë boja dhe se rreket të gjejë alibi për votat e tij në Kuvend.

Sipas saj, votën e tij për reformën në drejtësi e justifikon si fillimin e luftës me Ramë dhe thekson se ai do të shesë opozitarizëm fals.

Garo shton se e gjitha kjo është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Garo:

Lulit i ka dalë boja! Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar! Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!

RonaTyra

Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta! Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu