Protesta për rritjen e çmimeve/ Drejtoria e Policisë së Tiranës: Vetëm kemi liruar rrugën

0
Protesta për rritjen e çmimeve/ Drejtoria e Policisë së Tiranës: Vetëm kemi liruar rrugën
Gjigandi

Zv. drejtori i DVP Tiranë, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat tha se policia ka liruar rrugën dhe nuk i ka shpërndarë protestuesit.

Ai u shpreh se ata vijojnë të protestojnë në trotuar përballë Kryeministrisë.

“Në bazë të njoftimit drejtoria ka marrë të gjitha masat deri në orën 19:00 , për kërkesën e dytë u kemi dërguar shkresë për lirim e rrugës. Policia nuk ka shpërndarë protestuesit, por ka bërë vetëm lirimin e rrugës, por ata vijojnë të protestojnë në trotuar përballë Kryeministrisë. Kemi liruar rrugën për të gjithë qytetarët e Tiranës për mbarëvajtjen. protesta vijon dhe ne vetëm kemi bërë lirimin e rrugës”,

tha ai.

Në një numër të paktë ata vijojnë të protestojnë para Kryeministrisë.

RonaTyra

Ashtu siç kishin paralajmëruar që të martën, protestuesit tentuan të mbledhin forcat për protestën e së shtunës poshtë zyrës së kryeministrit.

Një grumbullim i parë në sheshin Skënderbej, më pas një ecje në bulevard dhe ndalesa e zakonshme poshtë zyrës së Edi Ramës.

Protesta kishte edhe mysafirë nga politika. Se paku, nuk kishte ndarje, në PD, LSI apo “Shtëpi Lirie”.

Qëllimi i protestuesve është qëndrimi në shesh për 24 orë, përshkallëzim ky i protestës në mungesë të reagimit nga ana e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu