RENEA renditet e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota

0
RENEA renditet e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota
Gjigandi

Reparti Special RENEA, elita e Policisë së Shtetit e Shqipërisë, u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.

Nga data 13-17 mars u zhvilluan garat policore SWAT Challenge 2022, me pjesëmarrjen e 41 ekipeve të forcave speciale nga e gjithë bota.

Për ekipin e RENEA-s është hera e parë që merr pjesë në këtë aktivitet, në një kohë që ekipet e tjera morën pjesë për të katërtin vit radhazi.

Paraqitja e ekipit elitë RENEA ishte dinjitoze. Që në ditën e parë, skuadra e RENEA-s u rendit në vendin e 10-të, duke lënë pas forca elitë evropiane e botërore.

Tek ekipi i RENEA-s, komentatorëve u ra në sy shpirti i garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, disiplina si dhe përgatitja e lartë fizike.

RonaTyra

Garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike.

Edhe këtë garë, RENEA jo vetëm që e përfundoi, por edhe u rendit para shumë ekipeve të forcave speciale elitë të botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu