Me flamuj kombëtar në duar drejtë sheshit Skenderbe, mijëra qytetar ju përgjigjen ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje në 15 vjetorin e themelimit. Por, më tepër se për të festuar ata thonë se u mblodhën për të protestuar kundër pushtetit.
Ceremonia u hap me këndimin e himnit kombëtar, duke e mënjanuar tërësisht atë shtetëror. E derisa ju drejtua turmës, kryetari i partisë më të madhe në vend dhe opozitare, Albin Kurti tregoi se Vetëvendosje do të themelohet edhe në Shkup, përvec në Tiranë e diasporë.
Gjersa simpatizantët thërrisnin emrin e tij, Kurti tha se do të kthehen me protesta kur Qeveria Hoti t’i kthehet negociatave me Serbinë.
Ndërsa anëtarët e tjerë premtuan se vendi shpejt do të shkojë në zgjedhje. Përkundër shumë deklarimeve, tubimi u përcoll me mosrespektim të masave mbrojtëse ndaj coronavirusit, mbajtje të distancës e maskës.
Burimi: top-channel.tv