Dëmtimi i monumentit në Apoloni, Meta: Akt barbar

0
Gjigandi

Dëmtohet një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar këtë monument, ndërsa ende nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërkaq, Policia ka kryer disa verifikime, por pa mundur të bjerë në gjurmë të shkaterruesve.

Këtë problematikë e ka ngritur përmes një mesazhi në facebook edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa dënon me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare, kreu i shtetit kërkon nisjen e një hetimi të mënjehershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.
“Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.
Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!” – shkruan Meta në facebook.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu