Prostitucion, armë e kokainë, arrestohen shtatë përsona në Tiranë

0
21
Gjigandi

Shtatë  persona janë arrestuar në Tiranë, pasi në hotelin e tyre përdorej drogë, ushtrohej prostitucion dhe armë.

Shtetasit P. H., 52 vjeç, I. Sh., 41 vjeç, M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, akuzohen për veprat penale penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prostitucioni”.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i mbajtjes së ambienteve për prostitucion dhe i përshtatjes së tyre për përdorim droge.
Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare.
Vihen në pranga 7 shtetas, mes tyre pronari i hotelit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur hotelin e tij për përdorim droge, ushtrim prostitucioni dhe se mbante armë zjarri në ambientet e hotelit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Triple”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– P. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– I. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
– M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucioni”;
– V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njërën prej dhomave ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e prostitucionit, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, shuma parash të dyshuara të përfituara nga këto veprimtari kriminale, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare, që u gjetën në ambientet e tjera të hotelit në pronësi të shtetasit P. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu