Projekti i madh që Chelsea po e përgatit

0
Gjigandi

Chelsea është duke përgatitur një projekt madhor për edicionin 2020/21, në mënyrë që të rikthehet në garë për titull.

Skuadra londineze po lufton aktualisht për një vend në Ligën e Kampionëve, derisa ka filluar me transferime të mëdha.

Hakim Ziyech dhe Timo Werner tashmë janë siguruar nga Frank Lampard, derisa po punohet në lojtarët si Ben Chilwell, Kai Havertz, Jan Oblak, e disa të tjerë që janë në listë të dytë.

Por, The Blues nuk po punojnë vetëm në prurje të reja, mirëpo edhe në largimin e disa lojtarëve si, Willian Pedro, Kepa Arrizabalaga e Emerson Palmieri.

Në dilemë për të ardhmen është edhe Jorginho që lidhet me një ribashkim me Maurizio Sarrin, e që raportimet e mediave angleze në listën e largimeve e fusin edhe N’Golo Kanten.

RonaTyra

Nga transferimet që mund t’i bëjë Chelsea, natyrisht se presioni do të jetë vetëm mbi supet e Frank Lampardit që po tenton të ndërtojë një skuadër që luanë lojë të rrjedhshme dhe me shumë kundërsulme.

Liga Premier do të jetë prioritet i Chelseat që nuk e ka fituar që nga viti 2017, gjersa nuk përjashtohet as Liga e Kampionëve (nëse arrijnë të kualifikohen).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu