Profesori i kimisë Sokol Abazi bën të ditur se filtri i ujit që përdoret si zgjidhje për të pastruar ujin dhe për ta pirë atë ndonjëherë më shumë e ndot.
Ai shpjegoi për emisionin “sot” se filtrat e ujit kanë membrana që ndoten nëse nuk përdoren vazhdimisht dhe për familjarët që shkojnë në shtëpi vetëm në mbrëmje përdorimi i tyre nuk është zgjidhje.
Ndërkohë sa i takon ujit që del drejtpërdrejt nga çezma, Abazi tha se nuk mund të pihet.
“Për fat të keq uji i Tiranës, ka që në vitin 2016 që ka dalë një VKM 379 e cila detyron analizën e 71 parametrave dhe deri në dhjetor të vitit të kaluar asnjëherë këto parametra nuk janë analizuar,”
– u shpreh profesori.
Jo vetëm uji i ambalazhuar, por çdo ujë që përdoret në produktet që shiten duhet analizuar sipas kësaj VKM-je.
Sa i përket ujit që futet në ushqime, Abazi tha se është detyrim i ministrisë së Bujqësisë për ta kontrolluar.
Ai tha se uji nuk është helmues sepse nuk ka substanca toksike, por në afatgjatë sëmundjet që mund të shkaktohen nga përdorimi i ujit të ndotur janë të rënda.