Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” autorin e veprave për çështjet kombëtare, …

0
Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” autorin e veprave për çështjet kombëtare, …
Gjigandi

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, botuesin, përkthyesin dhe autorin e veprave për çështjet kombëtare, Rexhep Hida.

“Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si autor, përkthyes dhe themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, nderova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”, z. Rexhep Hida.

Autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare, përkthyes i mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, falë aftësive profesionale dhe vlerave të larta njerëzore ai ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe dashamirësve të letërsisë duke krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë.

Shumë krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë”

, është shprehur presidenti Meta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu