Basha, thirrje qeverisë: Të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve

0
Basha, thirrje qeverisë: Të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve
Gjigandi

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk kërcënohet direkt nga agresioni rus, por Lulzim Basha kërkon nga qeveria të marrë masa për të mbrojtur familjet shqiptare nga rritja e pritshme e çmimeve.

BASHA: Eshtë e qartë për të gjithë, se agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimet e drithërave dhe vështirësimi i sigurimit të tyre, tek çmimi i karburanteve, dhe për rrjedhojë edhe i produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: 1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe 2. heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

Kryedemokrati kërkoi qe qeveria te beje transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit dhe planin e masave që ajo ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu