Presidenti Ilir Meta do të udhëtojë më 19 prill drejt Italisë ku do të zhvillojë një vizitë në Bashkinë e Frascinetos.
Sipas mediave italiane, kreu i shtetit do të pritet në orën 11:00 në auditorin e Institutit Scholastic, nga kryebashkiaku Angelo Catapano dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Në takim do marrin pjesë edhe prefekti i Provincës së Kozencës, H.E. Imzot Donato Oliverio, Peshkopi i Eparkisë së Lungros, Presidenti i Këshillit Rajonal të Kalabrisë, Presidenti i Provincës së Kozencës, autoritetet civile dhe ushtarake.
Më tej, presidenti i Meta do të jetë edhe në Civita të martën më 19 prill. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Alessandro Tocci.
“Këtë vit, pas dy vitesh mungesë, Vallja, kulmi i Arbëreshëve të Pashkëve dhe mbi të gjitha ngjarja më e rëndësishme për komunitetin qytetar, e cila ka ruajtur me kalimin e kohës tradita dhe rite të një spektakolariteti të madh dhe me përmbajtje të fortë emocionale. Valljet tërheqin çdo vit një mori besimtarësh dhe turistësh, duke përfshirë edhe të huaj.
Një “kthim”, pas dy vitesh pandemi, në traditat tona që do të përshëndetet edhe me praninë e një të ftuari të jashtëzakonshëm nderi, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në emër të të gjithë komunitetit Civitese”
– tha Frascinetos.