Presidenti i Sociedad tregon detajet e fundit mbi të ardhmen e Odegaard

0
Gjigandi

Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay, beson se Martin Odegaard do të qëndrojë në Sociedad dhe nuk do të kthehet në Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

21-vjeçari Martin Odegaard iu bashkua Real Sociedadit në formë huazimi për këtë sezon, por raportohet se klubi aktual i tij e ka opsionin për t’ia zgjatur këtë huazim edhe për një sezon tjetër.

Norvegjezi është përfolur për një kthim të mundshëm në Real Madrid, mirëpo Aperribay beson se Odegaardi do të qëndrojë në Real Sociedad.

“Mendoj se Odegaard do të qëndrojë këtu. Kjo është ajo në të cilën besoj dhe për të cilën shpresoj”, ka thënë Aperribay, në një intervistë të dhënë për Radio Euskadi të martën.

“Kur ai të qëndrojë në Real Sociedad, nëse qëndron, ai duhet ta bëjë këtë sepse është i bindur, ashtu siç ishte kur erdhi vitin e kaluar. Jam i bindur se ky është opsioni më i mirë për të për sezonin e ardhshëm”.

RonaTyra

“Gjithçka varet nga ai dhe unë mendoj se ai do të qëndrojë”.

Odegaard i ka shënuar shtatë gola dhe i ka bërë tetë asiste në 28 ndeshjet e këtij sezoni, para se sezoni të pezullohej në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.i i ndihmoi Sociedadit ta arrijë finalen e Kupës së Mbretit, ku ata pritej të përballeshin me rivalin bask, Athletic Bilbaon, por tani s’është e qartë se kur do të mundë të zhvillohet kjo ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu