Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka ende simpati për sulmuesin Antoine Griezmann, i cili po vuan te Barcelona.
Francezi ka filluar nga stoli tre nga katër ndeshjet e fundit të Blaugranave në La Liga dhe erdhi si zëvendësues në secilën prej tyre.
Kulmi ishte në ndeshjen e fundit ndaj Atleticos Madridit të martën mbrëma, kur francezi u hodh në fushë në minutën e 90+1.
Duke folur për Onda Cero, Cerezo pranoi se ai nuk kishte pasur një shans për të folur me Griezmann, por gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë me sulmuesin.
Momenteve të këqija të Barcelonës i shtohet edhe një, agjentja e Griezmann ka kërkuar takim me drejtuesit e klubit
Për sa i përket krizës aktuale të Griezmann në Barcelona, Cerezo gjithashtu erdhi në mbrojtje të tij.
“Të gjithë kemi uljet dhe ngritjet tona. Unë imagjinoj se ai nuk po shijon veten në Barcelonë, por ai do të përgjigjet dhe do të jetë një sukses sepse ai është një lojtar i shkëlqyeshëm; një lojtar i mrekullueshëm”, përfundoi presidenti i Atleticos.