Skuadrat e Premierligës mund të stërviten normalisht.
Futbolli anglez po bën edhe hapa të tjerë të rëndësishëm drejt rikthimit të futbollit në normalitet.
Premierliga pritet të rinis në muajin qershor, kurse së fundmi skuadrat kanë marrë edhe një lajm tjetër të rëndësishëm.
Sipas ‘Goal’, Premierliga dhe klubet e saj janë pajtuar që të rinisin stërvitjet grupore, përfshirë edhe ato me kontakte.
“Faza e dytë e stërvitjeve mund të përshkruhet si rikthim ‘në kontakt të afërt’ (interaksion me dy-tri metra distancë sociale), stërvitje ku palët, grupe të vogla ose skuadra, mund të kenë më shumë kontakte”, thuhet në një njoftim.
Premierliga po shkon në rrugën e Bundesliga, veçse këta të fundit këto masa kishin qysh në fillim të majit.