Si shumë kampionate të tjera, edhe Premier League është pezulluar përkohësisht dhe nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të rinisë.
Megjithatë 20 ekipet po përgatiten të rikthehen në fushë dhe të rinisin kampionatin më datën 8 qershor.
Sipas asaj që shkruan “Telegraph”, klubeve iu është thënë që të përgatiten për rinisjen e kampionatit në 8 qershor, që do të thotë rinisje e stërvitjeve në mesin e muajit tjetër.
Tashmë të gjitha klubet kanë rënë dakord dhe po pritet vetëm përgjigjja e qeverisë, për t’i lejuar skuadrat të zbresin në fushë.