Prapaskena: Krisje te Juventusi, Ronaldo nuk pranon detyrat e Sarrit

0
Gjigandi

Nuk ka paqe ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit! Marrëdhënia e tyre është e akullt dhe diçka të tillë e dinë të gjithë. Gazzetta dello Sport shkruan se mes tyre ka patur një përplasje dhe përpara finales së Kupës së Italisë kundër Napolit.

Numri një i stolit i ka kërkuar portugezit të luajë si qendërsulmues, por ky i fundit nuk ka pranuar. 35-vjeçari ka sfiduar teknikun e tij para skuadrës duke rrëzuar idenë e tij: “Nuk luaj në atë pozicion”.

Tekniku është detyruar më pas të aktivizojë Paulo Dybalanë si sulmues pykë, ndërsa Ronaldo ka luajtur në krah të sulmit. Portugezi ishte në një ditë të errët, pasi nuk dhuroi asgjë. Sulmi i Juves nuk funksionoi dhe Napoli e meritoi Kupën e Italisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu