Portieri argjentinas zbulon kërcënimet me vrasje pas gabimit në Kupën e Botës

0
Gjigandi

Willy Caballero thotë se ai mori kërcënime me vdekje pasi bëri një gabim ndërsa luajti për Argjentinën në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Pas pjesës së parë, në ndeshjen e dytë të grupit mes Argjentinës dhe Kroacisë, Caballero gaboi duke i dhuruar topin anësorit Ante Rebic.

Ky e fundit e kishte të lehtë të shënote, duke ngritur rezultatin në 3:0.

“Me gabimin për golin e Kroacisë, unë dëshiroja të pasoja te Toto Salvio, por unë godita tokën”, shpjegoi Caballero për TNT Sports.

“Topi pati një efekt të papritur dhe shkoi te Rebic. Doja ta godisja topin, por ishte një situatë e re për mua. Nuk kam parë asnjëherë atë lloj topi”.

RonaTyra

”Një ditë pas gabimit tim në Kupën e Botës, të gjithë kishin numrin tim. Nuk kalova mirë”.

“Mesazhe shumë ekstreme u dërguan tek unë, përfshirë kërcënimet me vdekje. Dhe ata më bënë të mendoj shumë për familjen dhe të ardhmen time”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu