Polonia dhe Danimarka marrin vendimin përfundimtar për futbollin!

0
Gjigandi

Futbolli do të rikthehet shpejt në shumë shtete të Europës. Ka kundërshti dhe ndërmjet shteteve për rifillimin ose jo të kampionatit. Belgjika dhe Holanda kanë vendosur të ndalen, por nuk do të ndodhë kështu në ligat e tjera.

Polonia dhe Danimarka do të rikthehen në fushë dhe një lajm i tillë është zyrtar.

Kampionati polak do të rikthehet më 27 maj, ndërsa kampionati elitar danez do të ketë datën e rikthimit më 29 maj.

Të dy këto vende kanë konfirmuar se do të rifllojnë futbollin. Janë krerët e Federatave që kanë dorëzuar protokollin e sigurisë dhe janë pranuar nga qeveritë e tyre. Një lajm i mirë për të gjithë, pasi jeta po fillon normalisht në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu