Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali. Guardia di Finanza ka godituar një laborator për përpunimin e heroinës në territorin e Provincës së Veronës në një banesë në komunën Cerea ku janë arrestuar 2 shqiptarë e një shtetas tunizian.
Mediat vendase kanë bërë të ditur se gajtë operacionit janë sekuestruar 2.5 kg heroinë e pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heroinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë marijuanë e hashash.
Mësohet se të tre të arrestuarit aktualisht ndodhen në burgon Montorio të Veronës ndërkohë ende nuk është dhënë dënimi nga gjykata.