Policia shpërndan me dhunë protestat në Azerbaixhan për mobilizim kundër Armenisë (video)

0
Gjigandi

Policia ka përdorur pompa uji dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit që bastisën dje parlamentin në kryeqytetin e Azerbaixhanit, Baku, duke kërkuar mobilizim ushtarak kundër përplasjeve kufitare me Armeninë.

Protestues të dhunshëm mësynë parlamentin e vendit mëngjesin e sotëm rreth orës lokale 4.00, të cilët u sprasën me tej nga autoritetet. Zyra e parlamentit tha se sulmuesit kishin shkaktuar “disa dëme” në katin e parë të ndërtesës përpara se të dëboheshin.
Protestuesit ishin mbledhur më herët në mënyrë spontane më qendër të Baku duke kërkuar që qeveria të njoftojë“mobilizim” dhe veprim më të vendosur kundër qeverisë fqinje të Jerevanit. Pas daljes jashtë kontrolli të protestës policia përsëri mjetet me pompa uji dhe kreu dhjetra arrestime.
Qeveria tha më vonë se “nuk ka nevojë” për mobilizim masiv.
Zhvillimi vjen pas përplasjeve të ashpra kufitare në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak ku dy shtetet fqinje raportuan për goditje me artileri, granata-lëshues dhe mortaja, që shkaktuan të vdekur e të plagosur në të dyja palët.
Konflikti daton që prej viteve 1990-të, kur Armenia e Azerbaixhani luftuan për rajonin azer të populluar nga armenë.
Luftimet përfunduan me një marrëveshje të dobët paqeje sipas të cilës Nagorno-Karabak merrte më shumë pavarësi nga Azerbaixhani.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu