Policia jep detajet për aksionin në Tiranë, akuzat për të arrestuarit

0
Policia jep detajet për aksionin në Tiranë, akuzat për të arrestuarit
Gjigandi

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e ndërmarrë ditën e sotme në kryeqytet ku u arrestuan dy persona.

Sipas bluve të Tiranës, dy personat e arrestuar, 30 dhe 34 vjeç u prangosën nën akuzë për prodhim dhe shitje e lënëve narkotike, e po ashtu për posedim dhe armë-mbajtjeje pa leje.

Gjatë aksionit policia sekuestroi një sasi municioni luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike.

Gazeta Shqip publikoi më herët dhe videon e arrestimit tëë dy të rinjve pranë nënkalimit të sheshit Shqiponja, ku ata shiheshin të shtrirë në rrugë teksa efektivët u vendosnin prangat.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Similar”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një automjet, dy aparate celulare dhe dy peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Similar”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur, menjëherë kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. R., në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu