Këshilltari i Metës-Veliajt: S’ke informacione për dekretimin e ambasadorëve, ja e vërteta

0
Këshilltari i Metës-Veliajt: S’ke informacione për dekretimin e ambasadorëve, ja e vërteta
Gjigandi

Këshilltari i Presidentit për çështjet e Rajonit dhe Diasporës, Flamur Gashi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ‘sulmet’ ndaj Ilir Metës. Gashi theksoi se askujt nuk i bën nder që të sulmohet institucioni i Presidentit të Republikës. Gashi iu përgjigj edhe akuzave të Veliajt i cili tha se Meta ka bllokuar dekretimin e ambasadorëve.

“Kjo i bën dëm Shqipërisë dhe autoritetet të institucionit të Presidentit. Sa herë flitet në këtë mënyrë, dëmi më i madh i shkaktohet Shqipërisë.”

-tha Gashi.

Nëse është e rëndësishme apo e rrezikshme që po kalohet tek pika e ndryshimit të kompetencave të Presidentit, Gashi është i mendimit se 90 për qind të kompetencave të presidentit janë hequr.

RonaTyra

“Nëse i heqin ndonjë kompetencë tjetër, nuk do ta dimë se çfarë do të jetë roli i Presidentit.”

-deklaroi Gashi.

Sa i përket shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Gashi tha se kemi një ngërç të plotë. Gashi theksoi se Meta ka dekretuar 17 ambasadorë, pas propozimeve të qeverisë, duke iu përgjigjur edhe akuzave të Veliajt se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve.

“Në ndonjë rast të caktuar ka bërë edhe ndonjë tejkalim për të mos u vonuar. Veliaj nuk ka njohuritë më elementare si emërohet apo shkarkohet një ambasador. Rruga është e tillë, Ministria e Jashtme e çon në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, dhe Komisioni i Jashtëm i propozon Presidentin për dekretimin e një personi për ambasador.”

-tha Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu