Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë që ndodhi rreth orës 22:00 të së martës në lagjen “Perash”.
Blutë e këtij qyteti thonë se në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, Edis Reçaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të këtij qyteti. Sipas të njëjtave burime ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes
” – thuhet në njoftimin e policisë.