Policia e Shtetit perdor forcen ndaj grave të ‘Astirit’ qe protestojne kunder sjelljes se Borchardt – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banoret e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.   Banoret kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qendrojnë në rrugë.     “Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, ishte ajo çka protestueset iu thanë punonjësve të policisë.     Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu