Fondet nga çmimet e rritura, Duma: Ia mbushni xhepin Salillarit! Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat për frymë

0
Gjigandi

Kryetarja e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Grida Duma ka reaguar ashpër këtë të hënë në mbledhjen ku po diskutohet akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Duma ka përmendur rritjen e çmimeve te produktet si vaji, veza ku pohoi se vendi ynë është i fundit në rajon për të ardhurat për frymë.

Sakaq, shtoi se fitimet e marra nga rritja e çmimeve ia kanë mbushur xhepin Salillarit me një vlerë prej 400 milionë.

“Vaji është rritur me 50%, veza me 200%, nafta 2700 lekë litri, ne zgjedhim qe taksat e shqiptarëve të mos rishpërndahen. Shqiptarët janë të fundit në rajon për të ardhurat për frymë. Ne me 400 milionë që ia marrim shqiptarëve në çmimet e rritura ia çojmë Salillarit, Gjokës dhe emrave të mëdhenj. Kur këto kompani kanë marrë 99.9% të fondit limit, dhe kur janë ulur çmimet, shteti ka shkuar dhe ti thotë na e kthe një pjesë të fitimit se janë ulur çmimet? Këta duhet të shkojnë në ndjekje penale. Ju keni çuar në burg për një armë me peshk. Kjo është anti-kushtetuese. Shteti ka marrë ndonjëherë më shumë fitim nga këta, i është kthyer mbrapsht? Ka shkuar shteti ti thotë që meqë janë ulur çmimet të ulet çmimi i pagesës?”, tha Duma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu