Në situatë zjarresh Peleshi nuk e shikon të arsyeshme blerjen e helikopterit: Nuk na leverdis, e kam dhimbje koke

0
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me mungesën e një helikopteri për të përballuar shuarjen e zjarreve në raste emergjence.

Peleshi tha se shtetit nuk i leverdis për ta blerë, pasi sipas tij përpos çmimit të lartë shtohen e kostot për mirëmbajte.

“Ne nuk kemi helikopterë apo avionë për shuarjen e zjarrit. Nuk kemi, është fakt që e di edhe publiku. Një vend i vogël si ne, nuk na leverdis që të blejmë një avion. Mendimi im ky. Një avion kushton 50 mln euro. Edhe nëse i kemi, do e përdorur edhe një muaj, e po ashtu shtohen kostot e mirëmbajtjes. Nuk ia vlen, nuk ka leverdi. Ne e mirëmbajmë me kontraktim jashtë vendit, kostot janë edhe më të mëdha. Unë nuk jam i papërgjegjshëm që të mos e kem dhimbje koke këtë çështje. Nuk kam takuar ndonjë ministër të NATO-s që kur e pyet për mirëmbajtjen “thotë nuk ka problem”. Kemi problem me një Cougar në Itali. Kemi probleme me kompaninë franceze, e cila bëri mirëmbajtjen, nuk e solli dot në Shqipëri. Kemi një çështje me ta”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu