Po qante, a e dini ju këtë?

0
Gjigandi

Deontay Wilder e kritikoi trajnerin Mark Breland që e kishte gjuajtur peshqirin për ta dorëzuar meçin kundër Tyson Furyt në rundin e shtatë. Megjithatë, tani boksieri amerikan po kritikohet pasi u zbulua se ai e kishte përjashtuar trajnerin nga zhveshtorja pas meçit.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë në shkurt, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit nga ana e ekipit të tij, përkundër që ai këmbënguli më vonë se ishte mirë.

E pas meçit, Wilder s’kishte qenë aspak i lumtur me trajnerin Breland, që e kishte gjuajtur peshqirin për ta dorëzuar meçin. Promoteri Spencer Fearon tani ka zbuluar se çka ndodhi pas meçit.

RonaTyra

“Mark Breland e bëri gjënë e duhur. Unë e mbështes atë. Ai ishte jashtë zhveshtoret dhe po qante, a e dini ju këtë? Ai po qante sepse ai [Wilderi] i tha se s’mund të hyjë në zhveshtore”, ka zbuluar Fearon.

“A e shihni se sa të çmendur janë këta djem? Dhe kjo gjë nuk do të përmirësohet. Nëse Deontay Wilder nuk i kërkon falje Brelanit, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë sërish dhe vetëm sa do të jetë edhe më e keqe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu